Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– M. B., 32 vjeç dhe H. S., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë;
– M. J., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. N., 25 vjeç për veprën penale “Vjedhja” dhe K. M., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi shtetasi E. N. ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare, ndërsa shtetasi K. M. nuk ka kallëzuar krimin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 39 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin e shtetasit I. D., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në prezencë të vajzës së tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Sh. R., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;
– A. Xh., 61 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues L. Z., dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. Ç., 81 vjeç dhe T. D., 37 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. M., 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin Sh. B., 27 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin R. Z., 24 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit A. B., 46 vjeç dhe Sh. S., 58 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin K. A. (M)., 33 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar mjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasit J. C., 27 vjeç dhe A. E., 32 vjeç, për veprat penale “Kanosja” kryer në bashkëpunim, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë kanosur me fjalë shtetasin M. K., 27 vjeç, dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.