Tiranë – Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ç. D., 37 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur një kondicioner, në ambientet e një subjekti privat, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. Ll., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘’Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një shufër metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– D. T., 21 vjeçe, banuese në Tiranë dhe A. B., 19 vjeç, banues në Dibër, pasi u kapën duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

– K. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– F. L., 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe G. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit:

– H. B., 49 vjeç, dhe E. C., 25 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 15, në Kamzë, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;

– E. S., 26 vjeç, dhe M. C., 33 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin G. S., banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B.
—-
Më datë 13.05.2022, shtetasi F. H., 38 vjeç ka kallëzuar se në Shkozë, tre persona të paidentifikuar, e kanë ofenduar dhe goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.