Tiranë – Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– L. J., 24 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike ekstazi;

– B. F., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe E. S., 26 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa;

– D. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit fizik, ky shtetas ka kundështuar punonjësit e Policisë;

– E. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Sh., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Xh., 61 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin D. T., 56 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. T., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me trafikndarësen dhe një automjet tjetër.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për shtetasin M. Sh., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin G. M., 53 vjeç, banues në fshatin Gosë (me probleme të shëndetit mendor), për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur shtetasin N. V.
—–
Më datë 18.04.2022, shtetasja E. A., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.