Tiranë – U kapën në flagrancë duke vjedhur në një kompleks, vihen në pranga 2 shtetas

Tiranë/U kapën në flagrancë duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.

Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme, të kryera po nga këta shtetas, gjatë muajit prill dhe mars.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit P. M., 51 vjeç dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan 2 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në subjekte të ndryshme, ku janë marrë vlera monetare, paisje të ndryshme elektroshtepiake/vegla pune/pije alkoolike.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.