Tiranë
U kap në flagrancë, duke gjuajtur shpendë, te liqeni i Prushit, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë, vihet në pranga 35-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut me municion.
Gjatë patrullimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, te liqeni i Prushit u evidentua se një shtetas po gjuante shpendë, në kundërshtim me moratoriumin e vënë për këtë veprimtari.
Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë paligjshmëri, u identifikua dhe u arrestua autori, shtetasi N. M., 35 vjeç, banues në fshatin Prush, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër”.
Kontrollet kundër gjuetisë së paligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.