Tiranë/Kontrolle në ambiente të ndryshme, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e krimit ekonomik.
U kap duke transportuar steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.
Sekuestrohen stekat me cigare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.