Sekuestrohen lëndë narkotike, një shumë parash dhe një armë e ftohtë.
Forcat e Posaçme “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin M. D., 17 vjeç, i cili në momentet e arrestimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7 qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit I. S., banues në Lushnjë, pasi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin N. C., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.