Policia Rrugore e Tiranës në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve gjatë fundjavës me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit , në gjendje të dehur apo tej normave të lejuara të shpejtësisë, ka vijuar dhe vijon kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit si dhe në rrugët interurbane Tiranë -Durrës e Tiranë – Elbasan.
Kontrollet 📸🚔🚓✍, në orët e vona të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm janë përqëndruar në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan , kryesisht në segmentin Sauk -Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor 📸🚔🚓✍.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 01.00, të mëngjesit të sotëm, në këtë segmet janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit 11 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 145 km/h deri në 160 km/h 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????. Shpejtësi e mjaftueshme për tu✈ dhe sigurisht e mjaftueshme edhe për 🚑.
Po në segmentin Sauk-Teg, rreth orës 22.00, Patrullat e Policisë Rrugore kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Rrugore dy automjete luksoze për verifikime të mëtejshme nga strukturat e DVP Tiranë, pasi drejtuesit e këtyre automjeteve qarkullonin paralel duke biseduar me njëri- tjetrin dhe tentuan për të zhvilluar gara shpejtësie
Kontrollet kanë vijiar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke verifikuar me alkooltestues, ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
📸 dhe ✍në adresë të Komisariatit digjital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmeri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.
#Viti2020VitiiSigurisëRrugore
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘
# VleresoJetenMeShume🙏