Tiranë/Shiste doza kanabisi, vihet në pranga 48-vjeçari

Tiranë

Goditje të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

U kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari.

Zbulohet vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.