Tiranë/Shiste doza kanabisi, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari

Tiranë

Shiste doza kanabisi, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë, ai hodhi doza e kanabisit në tokë dhe tentoi të fshihej.

Sekuestrohen doza kanabisi, 1 peshore, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bzuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

K. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, kur është konstatuar nga punonjësit e Policisë, në rrugën “Albanopoli”, ka hedhur lëndën narkotike në tokë dhe ka tentuar të fshihet në një ambient (bilardo) që kishte në përdorim.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se 21-vjeçari e ka përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 peshore dhe 3 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.