Tiranë – Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 22-vjeçari

Tiranë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 22-vjeçari.
22-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në kushtet e flagrancë shtetasin I. Gj., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.