Tiranë – Punonjëset e rolit bazë dhe drejtues të Policisë së Shtetit morën pjesë në konferencën e organizuar nga Prezenca e OSBE –së, në kuadër të Planit të Veprimit “Mbi Gruan, Paqen dhe Sigurinë”

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë hartuar dhe miratuar një plan të detajuar veprimi, duke bashkëpunuar e koordinuar punën me prezencën e OSBE-së, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe në një konsultim të ngushtë me përfaqësues të autoriteteve vendore, organizatave ndërkombëtare, me kontributin e përfaqësuesve të shoqërisë civile, duke përfshirë ekspertë të fushës.

Policia e Shtetit ka bërë një progres në përshtatjen e politikave të vlefshme për fuqizimin e grave dhe arritjen e barazisë gjinore, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga aktet rajonale dhe ndërkombëtare për këtë çështje.

Bazuar në një sërë ligjesh që adresojnë çështje me bazë gjinore janë ndryshuar e miratuar në vijimësi masat për parandalimin e dhunës në marrëdhëniet në familje, Ligjin për Diskrimimin, Mbrojtjen e Fëmijës apo Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.

Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Plani i Veprimit janë shtyllat kryesore mbi barazinë gjinore, si kusht për një shoqëri të drejtë, të qëndrueshme e social–ekonomike të zhvilluar.

Ndjeshmëri dhe trajtim të barabartë ndaj nevojave të të dyja gjinive, vlerësim e respektim i diversitetit, masa të nevojshme për parandalim të dhunës në familje, lidhur me Urdhrat Paraprak të Mbrojtjes dhe Vlerësimin e riskut nga Policia e Shtetit, në koordinim me Bashkinë si dhe një bashkëpunim për zgjidhjen e trajtimit psikosocial e suport për ndihmën e sociale ekonomike mbi viktimat e dhunës në familje, me shërbimin social dhe pushtetin vendor.

Policia e Shtetit ka intensifikuar punën në përfshirjen gjinore, me ndihmesën edhe të partnerëve tanë ndërkombëtar si ICITAP, OSBE, PAMECA, mbi rekrutimin, trajnimin dhe punësimin në struktura menaxheriale dhe operacionale në fushën e parandalimit dhe goditjen e krimit.

Përgjatë konferencës, në prezencën e zyrtarëve të lartë të trupave diplomatikë të atashuar në Tiranë, u diskutua për arritjet dhe hapat e mëtejshëm, mbi zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Shqipëri.