Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Patrulla shtesë dhe mjete logjistike bashkëkohore, të pranishme në të gjitha akset e kryeqytetit, për të garantuar përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Fokusi i kontrolleve të 24 orëve të fundit, konstatimi i përdorimit të celularit, gjatë drejtimit të mjetit, që pasohet me shpërqendrim të drejtuesit dhe përbën rrezik serioz për ngjarje rrugore, si dhe mosrespektimi i rradhës së lëvizjes në karrexhatë, në raste trafiku.
Gjatë kontrolleve, u vunë 2259 masa administrative për shkelje të neneve të Kodit Rrugor, prej tyre, 285, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit, dhe 87, për mosrespektim të radhës në trafik.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë pa ndërprerje.
Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, mospërdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në trafik.
Njoftoni Policinë, në numrin 112, për çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor!
