Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Vijojnë kontrollet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. . Në këtë kuadër janë proceduar penalisht 2 shtetasit F. B., 20 vjeç dhe D. D., 35 vjeç, pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Dy automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës.
Gjithashtu, po kryhet monitorim intensiv i akseve rrugore, për të konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës. ♂️️, si rrjedhojë:
⌛️Gjatë kësaj jave:
45 automjete të bllokuara;
25 shtetas të arrestuar/të proceduar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Policia Rrugore apelon për ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parkimet e gabuara dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit, për të mos u kthyer në burim rreziku për veten dhe të tjerët. ⚠️
Kontrollet intensive do të vijojnë çdo ditë dhe në çdo segment rrugor të Tiranës, me fokus të veçantë te parandalimi i sjelljeve që dëmtojnë sigurinë dhe rrjedhshmërinë e qarkullimit, si dhe te parkimet e gabuara që bllokojnë rrugët apo korsitë.