Tiranë/Policia Rrugore arreston 3 shtetas

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– R. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

– U. Z., 49 vjeç, banues në Lushnjë, dhe J. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;

– D. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Mjull Bathore, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Y. C., 52 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndrruar jetë në vendngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.