Policia Rrugore ka rritur ndjeshëm monitorimet dhe patrullimet me përzgjedhje për drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, që kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës gjatë manovrave për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit që janë nisur.
Parakalime të tilla të gabuara, e aq më tepër në kushte të shpejtësisë apo të trafikut të rënduar, për shkak të rrezikshmërisë që ato mbartin, mund të jetë edhe i fundit 🚑 për drejtuesin e mjetit, por dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Duke marrë shkas nga disa aksidente rrugore që kanë ndodhur ditët e fundit, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar rëndë apo kanë mbetur viktima disa nga personat e përfshirë në to, Policia Rrugore apelon edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, por edhe për këmbësorët , të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën rrugore, vijat e bardha e gjithmonë përparësi këmbësorëve.
#SiguriaePara
#ParakalimiiGabuarVret