Tiranë/Policia ndihmon 2 turistë gjermanë që kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit

Tiranë

Policia ndihmon dy turistë gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë dhe me shërbimet e FNSH-së, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te ujvara e Shëngjergjit.

Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.