Tiranë/Policia e Tiranës dhe aktorët e tjerë të ngarkuar me përgjegjësi, plotësisht të koordinuar për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve.

Tiranë/Policia e Tiranës dhe aktorët e tjerë të ngarkuar me përgjegjësi, plotësisht të koordinuar për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i angazhimit maksimal të punonjësve të Policisë së Tiranës, veprimtaria e kultivimit të bimëve narkotike, nga viti në vit, ka shënuar rënie.

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u zhvillua takimi i grupit rajonal për qarkun Tiranë. Takimi u organizua nga Drejtori i kësaj drejtorie Drejtues Elton Alushi, me pjesëmarrjen e Prokurorit të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Prokurorisë së Tiranës z. Albert Kuliçi, Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale z. Sabri Jace, Drejtorit të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë z. Hamdi Fjora, si dhe përfaqësuesve të Prefekturës, OShEE-së dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe punonjësve të Policisë së Tiranës.

Në fokus të këtij takimi ishin:
-analiza e punës së bërë gjatë vitit 2025;
-ecuria e zbatimit të masave të ndërmarra deri tani;
-përcaktimi i saktë i zonave më me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, zona në të cilat janë konstatuar raste të kësaj veprimtarie, vitet e shkuara;
-rritja e efektivitetit të kontrolleve me këmbë dhe me dronë.

Gjithashtu, gjatë takimit u përcaktuan strategjitë që do të ndiqen dhe masat që do të ndërmerren gjatë vitit 2026, të cilat konsistojnë në intensifikimin e kontrolleve, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përdorimin e metodave të avancuara për monitorimin e territorit, me objektiv goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike, që në fazë të hershme.

Strukturat e DVP Tiranë mbeten maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për të vijuar operacionet, punën operative, bashkëpunimin me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.