Tiranë
Ditën e sotme, rreth orës 14:50, është marrë njoftim se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, është larguar nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës, dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.
Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës.
E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.