Tiranë – Masat e shtuara të mara nga Policia Rrugore po disiplinojnë drejtuesit e mjeteve që fluturojnë në rrugë

Tiranë
Masat e shtuara të mara nga Policia Rrugore po disiplinojnë drejtuesit e mjeteve që fluturojnë në rrugë.
Ndërsa vijojnë të abuzojnë akoma shumë drejtues mjetesh duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollin me aparatin e matjes së shpejtësisë 📹 në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 23:55 në rrugën interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë ku shpejtësia e lejuar është 90km/h, janë konstatur 21 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpjetësi nga 100 km/h deri në 113 km/h, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj dhe nuk është konstatuar asnjë drejtues mjeti që të qarkullonte me shpjetësi që cënojnë sigurinë e jetës në rrugë.
Gjatë kontrolleve me alkooltestues janë evidentur gjatë mbrëmjes 4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 11 të tjerë nën efektin alkoolit.
Falë telefonatës së qytetarit tek salla e komandimit dhe drejtimit ne DVP Tiranë, se një automjet në rrugën e “Kavajes” i cili lëvizte drejt qendres duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, është parandaluar një ngjarje rrugore.
Patrulla e Policisë Rrugore ka ndaluar mjetin e raportuar nga qytetarët dhe pas kryeres së alkool testit rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi T. M., vjec 51, ishte në gjendje të dehur në masen; testi i pare 1.13 mg/l, testi i dyte 1.14 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, mos të qarkullojnë me shpejtësi apo më keq akoma, edhe nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje në të dehur, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë prezente në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane në çdo orë të ditës dhe të natës, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësëve të Kodit Rrugor, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion, 📸👮🏻♂️, mos abuzo të arrish më të keqen🚑.
👉Shijoje fundjavën, duke respektuar rregullat dhe kufizimet 📵⛔, gjatë drejtimit të mjeteve, për një mjedis social dhe publik me të sigurt për veten dhe të tjerët.