Tiranë – Kontrolle të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, 10 drejtues mjetesh në pranga, 65 leje drejtimi të pezulluara

Rrugorët e kryeqytetit kanë vijuar përgjatë një jave, kontrollet e shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe zbatimin e Planit Operacional “Roadpol” janar 2021, për kontrollin e zbatimit të legjislacionit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik.

Në funksion të kontrolleve policore parandaluese janë arritur këto rezultate:

• 10 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi;

• 65 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 10 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

• 26 automjete të ndëshkuara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

• 67 automjete të ndëshkuara për shkelje të sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor);

• 157 drejtues mjetesh të proceduar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

• 63 drejtues mjetesh të proceduar për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

• 1670 masa administrative për qëndrime dhe pushime në shkelje të rregullave të qarkullimit;

• 145 drejtues mjetesh të proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit;

• 172 drejtues mjetesh të proceduar për parakalime të gabuara;

• 23 masa të ndryshme administrative për shkelje dhe mangësi në dokumentacion nga drejtues të mjeteve të transportit publik;

• 31 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera, të shoqëruara në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore, një nga cilët ka rezultuar automjet i vjedhur.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga kushtet atmosferike të renduara, apelon për KUJDES maksimal nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe kërkon adresimin në kohë të çdo shqetësimi apo anomalie që cenon sigurinë në rrugë.

#PoliciaRrugoreNeSherbiminTuaj🚔
#BashkepunoEdheTiPerSigurine🌧
#KonsideroRrezikunNeseShkel🚦
#ThuajStopShpejtesiseMbiNormat🚑