Tiranë/Kapet shtetasi Daut Laze, i cili u arratis nga IEVP Lezhë, më datë 04.02.2025

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.

Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.

Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.