Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Arrestohen në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë i ka vendosur revokimin e dënimit alternativ nga shërbim prove duke e konvertuar në masë sigurie “Arrest në burg” (i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim).
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. G., 21 vjeç, pasi ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 51 vjeç, pasi në Rrogozhinë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. G., 28 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
I. G., 18 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale E. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.