Tiranë
Kontrolle intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e tre shtetasve, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i kontrolleve:
– Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasit në kërkim Doris Telhellari 37 vjeç, dhe Donald Telhellari, 37 vjeç, të banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar secilin, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”,
– Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin në kërkim B. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 5 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.