Tiranë – Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.
Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Gj., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. T., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. H., 18 vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. K. Gjithashtu, ky shtetas është autor i vjedhjes së një aparati celular në mjetin e shtetasit K. Rr.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F. M., 47 vjeç, O. B., 30 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
—-
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy shtetasve, pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 4 ka rezultuar se këta shtetas nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin më datë 09.02.2021. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se videoja e publikuar i përket datës 13.10.2020 dhe se pjesëmarrës në konflikt kanë qenë shtetasit D. S., M. P. dhe M. D., të cilët janë identifikuar nga pamjet filmike dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
•Më datë 11.02.2021, rreth orës 01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.