Tiranë
Plan operacional nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të dënuar me disa vjet burgim.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj, bazuar në një plan masash të hartuar për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme dhe si rezultat kanë kapur dhe vënë në pranga 4 shtetas që ishin në kërkim, konkretisht:
Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin J. H., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 24 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi, 24-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e 5 muaj burgim;
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasen kosovare S. J., pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas sëbashku me babain e tij shtetasin A. T( i ndaluar me datë 18 Maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅