Tiranë – I ofroi para punonjësit të Policisë, vihet në pranga drejtuesi i mjetit

Rrugorët e kryeqytetit kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit.

Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç, duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një kartëmonedhë me prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale  “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

#PoliciaRrugoreNeSherbiminTuaj

#BashkePerSigurineTuaj