Tiranë/Goditet 1 rast i krimeve mjedisore

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Strukturat e DVP Tiranë, të angazhuara maksimalisht për goditjen e krimeve mjedisore.

Po ndërtonin pa leje, një objekt, afër lumit, dhe hodhën inerte që ndotën mjedisin dhe penguan rrjedhën e lumit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve në terren dhe punës hetimore për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë konstatuar në fshatin Mushqeta, afër lumit Zhullima, një objekt të ndërtuar pa leje dhe inerte të hedhura pranë lumit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., 52 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi K. G., 47 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.