Tiranë – Goditen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e dy lokaleve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 5”.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 5”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • B. S., 61 vjeç, P. M., 51 vjeç, D. Ç., 42 vjeç, E. B., 22 vjeç, dhe P. S., 59 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, në rrugën “Tish Daija” dhe “Skënder Luarasi”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.