Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, 6 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
• E. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”;
•E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, kryer në bashkëpunim”;
•A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•F. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•F. D alias F.M., 39 vjeç, banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.