Finalizohet operacioni policor “Korrieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Korrieri”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
S. S., 19 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim O. C., 25 vjeç.
Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës,nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Budi” duke tentuar të transportojë 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar, nga Devolli drejt qytetit të Tiranës, me qëllim kalimin e tyre drejt Mali të Zi dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.