Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”, zbardhen 2 vjedhje me thyerje

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes.

Identifikohen 2 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 banesa.
Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim tjetri.

Gjenden në banesën e shtetasit të arrestuar dhe sekuestrohen 900 000 lekë, 5 700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, si rezultat i të cilit janë zbardhur 2 raste në këtë fushë dhe janë identifikuar 2 autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, shtetasi R. K., 57 vjeç, është arrestuar, ndërsa tjetri, shtetasi G. L., 30 vjeç, është shpallur në kërkim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, në 2 banesa, gjatë muajve shkurt dhe korrik, shuma të konsiderueshme parash, sende me vlerë dhe celularë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ai dhe shtetasi i arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.