Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:
– Admir Haci (Ruçi), 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovës/ Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 9 muaj e 13 ditë burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.