Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Gjatë kësaj faze të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Tiranës, me këtë objektiv, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:

-E. Sh., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-K. N., 21 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”;

-A. P, 49 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.