Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike Bet”.
Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.
Arrestohen në flagrancë pronari dhe kamarieri i lokalit ku kryhej online kjo veprimtari e paligjshme.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:
-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;
-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

