Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”.

I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.