Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Five”

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Five”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojrave të fatit.

Zbulohet një lokal i përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme. Sekuestrohen 5 makineta për lojëra fati.

Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokalin e shtetasit N. L., 38 vjeç, në Kombinat, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit N. L., 36 vjeç, dhe A. H., 51 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. I., 54 vjeç, dhe E. M., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.