Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Escort 1”.
Rekrutonte shtetase të huaja, për prostitucion, nëpërmjet faqeve online, shpallet në kërkim 36-vjeçari.
36-vjeçari kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.
Procedohen penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.
Sekuestrohen 7000 euro dhe 6 celularë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë në bashkëpunim dhe me DVKM Tiranë, në zbatim të planit të masave me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të operacionit “Escort 1”. Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi:
M. N., 36 vjeç, banues në Tranë.
Ky shtetas bashkëpunonte me shtetas me huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëlim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.