Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Darkness”

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Darkness”.

Tentoi ti vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira, falë reagimit të shpejtë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

30-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve.

Zbardhet dhe dokumentohet edhe 1 rast tjetër i vjedhjes me dhunë, i kryer më herët nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje.

Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.