Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Dajti”, për goditjen e krimeve mjedisore

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4
Vihet në pranga 1 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se një shtetas në periudha të ndryshme kohore, ka prerë pemë në zonën e Parkut Kombëtar të Dajtit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dajti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– V. I., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi V. I., në periudha të ndryshme kohore, ka prerë pemë në Parkun Kombëtar të Dajtit, dhe më pas, lëndën drusore, e shiste kundrejt përfitimit monetar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës për lëndë drusore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.