Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 3”

Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Catch 3”.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në zbatim të masave të hartuara në kuadër operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e tre shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat gjatë kontrolleve u kapën shtetasit:

– M. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”;

– R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”;

– G. R., 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.