Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Bad spin 8”

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 8”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: D. L., 32 vjeç, S. N., 48 vjeç, T. S., 34 vjeç, R. Z., 18 vjeç, G. P., 24 vjeç, dhe D. K. 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. K., dhe E. P. dhe po punohet për kapjen e tyre.

6 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.