Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Bad spin 5”

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Bad spin 5”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T.

6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.