Tiranë – Finalizohet operacioni policor “BLLOKU”

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, si dhe një rast i pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Finalizohet operacioni policor “BLLOKU”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë.

Sekuestrohet kokainë, franga zviceriane, euro, dollarë e lekë, si dhe një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 2, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Blloku”.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Brigada e 8”, nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.2, është ndaluar për për kontroll mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, dhe me pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celular në posedim të shtetasve të lartpërmendur.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P. Tiranë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, Sauk, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Moskallëzim Krimi”.

– A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .