Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Zona”

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Zona”, për arrestimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në prodhim/shitje narkotikësh.

Kishte siguruar dhe ndarë në doza, sasi Cannabisi, për ta shitur kryesisht në zonën “Don Bosko”, kapet në flagrancë 21-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, me vete, dhe celulari i tij.

Si rezultat i punës operacionale dhe asaj informative, me objektiva parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Zona”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli fizik iu gjet një sasi Cannabisi, e ndarë në doza, dyshohet e siguruar me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.