Finalizohet operacioni i koduar “Zall Bastari”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu (çifte) dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Ekzekutohen 4 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me SHÇBA, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imitësishëm të territorit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një hetimi disamujor, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zall Bastari”.
Si rezultat i operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas, konkretisht:
-E. D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
Q. Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., dhe A. B., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre shtetas S. H., D. H dhe G. H., të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Si edhe u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, shtetasi H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Shtetasi E. D., me detyrë punonjës policie (SPZ), ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar operacionet policore.
Policia e Tiranës dhe SHÇBA po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal