Tiranë – Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5., operacioni policor i koduar “Room”

Operacioni, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Me armë zjarri në banesë, vihet në pranga 33-vjeçari.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. S., 33 vjeç, banues në Zall-Mner, Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. S., në rrugën “Fan Noli”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.