Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Totali”

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Totali”.

✅I mori një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 100 000 euro, ndalohet 27-vjeçari.

✅Mashtronte klientët, duke iu marrë para për punime të cilat nuk i kryente, ndalohet 42-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Tiranës dhe Elbasanit, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, operacioni “Totali”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-A. O., 42 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Xhamlliku”, pasi akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin;

-S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.