Tiranë – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo del Monaco

Drejtor Veliu e ka uruar Del Monacon për detyrën dhe e ka vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Prezencën e OSBE-së, mbështetjen dhe asistencën e dhënë prej saj për Policinë Kufitare në veçanti dhe për të gjithë Policinë e Shtetit në përgjithësi.

Ambasadori Del Monaco falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për pritjen, si dhe e përgëzoi atë për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, krimit në përgjithësi, si dhe për përballimin e mbingarkesës për shkak të pandemisë COVID-19.

Veliu dhe Del Monaco theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit, si dhe të asistencës e mbështetjes nga ana e OSBE-për Policinë e Shtetit, duke marrë parasysh se jemi në vit zgjedhor dhe roli i OSBE-së është mjaft i nevojshëm dhe i domosdoshëm, si në trajnime ashtu edhe për monitorimin e veprimeve të Policisë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit Veliu ka theksuar se tashmë Policia e Shetit ka krijuar standarde të larta për distancimin total nga procesi zgjedhor dhe e ka garantuar kryetarin e Prezencës së OSBE-së se Policia e Shtetit është e motivuar dhe e vendosur për të zbatuar vetëm ligjin, si dhe për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar, krimin në përgjithësi dhe çdo krim elektoral, duke garantuar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë.

#Bashkëpunim 🤝