Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi ky shtetas në anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që t’i punësonte në sektorin privat dhe publik.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Y. A., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 44 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve F. H dhe E. L., pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur disa dritare alumini në magazinën në pronësi të shtetasit A. B.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
S. Xh., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kavajë, ka aksidentuar shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë;
R. K., 28 vjeç, S. H., 38 vjeç dhe M. Ç., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
S. V., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme